Aleati i Trump qëllohet gjatë eventit në Utah, reagon FBI: Po monitorojmë ngjarjen tragjike

10/09/2025 21:12

Charlie Kirk, aleati i njohur i Presidentit Donald Trump dhe themeluesi i Turning Point USA, u qëllua në qafë gjatë një eventi në Utah Valley University.

Autoritetet konfirmuan se kampusi u vendos në bllokim dhe një person është arrestuar si i dyshuar për sulmin.

Drejtori i FBI reagoi menjëherë, duke thënë: “Po monitorojmë me vëmendje raportet për ngjarjen tragjike që përfshin Charlie Kirk. Mendimet tona janë me Charlie, familjen e tij dhe të gjithë të prekurit. Agjentët do të jenë në vendngjarje shpejt dhe FBI-ja qëndron plotësisht në mbështetje të përgjigjes dhe hetimit në vazhdim.”

Hetimet vazhdojnë ndërsa komuniteti presin zhvillimet e mëtejshme.

Top Channel