“Zgjohuni më herët dhe flini më vonë”, Rama batuta me ambasadorët: E di që e keni të vështirë të luftoni me rutinën tuaj dhe thoni ‘ehu sa kemi parë ne’

08/09/2025 10:44

Në fund të fjalës së tij gjatë konferencës 3 ditore me ambasadorët, kryeministri përmes batutave u ka kujtuar diplomatëve shqiptarë nëpër botë borxhin ndaj atyre që kanë dhënë jetën për të parë Shqipërinë në BE, por edhe detyrimin ndaj brezit të ri.

“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe ccdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që iu kemi atyre”, deklaroi Rama.

Top Channel