Vrasja e Kristian Kolës/ Babai i viktimës paralajmëron vetëdrejtësi: Atentatorët i qëlluan në pabesi, në Shkodër ka vrasës me pagesë që…

08/09/2025 14:21

Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz.

34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e “Shqipëria live”, Semiljana Azizi, babai i viktimës hedh akuza ndaj autoriteteve. Sipas tij, ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë, ndërsa thotë se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat.

E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër”.

Sipas të atit, 34-vjeçari nuk ka pasur konflikte, ndërsa natën e ngjarjen shoqërohej me një mik.

Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte”.

Babai i Kristian Kolës paralajmëroi për vetëdrejtësi, nëse nuk zbardhet ngjarja dhe nuk dënohen autorët.

“Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam frikë nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër”.

Top Channel