Armando Pali mbeti viktimë e sulmit me armë zjarri të ndodhur sot në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se Armando Pali, është ish- këshilltar bashkiak në Shkodër, si dhe ish-punonjës i IMT.

Bashkë me të mbeti i vrarë edhe Liridon, Kraja, shoqëruesi i Eugen Vasos, ky i fundit shenjestër e atentatit. Vaso mbeti i plagosur bashkë me kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja.

Top Channel