
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte pjesë e nismës së veçantë “Dhuro Zërin”, e cila synon të sjellë përmes zërit të figurave publike pasazhe nga letërsia botërore për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë.
Në këtë kuadër, Spiropali ka zgjedhur të lexojë një pjesë nga tragjedia e njohur “Hamleti” e William Shakespeare.
Me zërin e saj, ajo interpretoi një pasazh që përshkruan një figurë të lartë dhe të vështirë për t’u kuptuar e përshkruar, për shkak të madhështisë së karakterit të tij.
“I dashur Zot, përshkrimi i tij nuk pëson asnjë humbje ne gojën tuaj, ndonëse aritmetika e memories e humb toruan dhe mbytet në katalogimin sistematik të cilësive të tij. Ndonëse ai fluturon aq lart sa le që nuk e arrijmë dot kurrë, por na merren mend kur bëjmë sehir gojëhapur e sy përpjetë. Që ta përshkruajmë mirë dhe drejtësisht duhet të themi që ka një mendje shumë të gjerë, e cilësitë e tij janë aq të rralla sa shoku i tij gjendet përballë palyrës ku shikohet vetë e cilido tjetër që e gjurmon është hija e tij e jo më tepër”, ishte kjo pjesa që Spiropali lexoi.
Projekti “Dhuro Zërin” ka për qëllim të krijojë një bibliotekë audio për personat me probleme të shikimit, në mënyrë që edhe ata të kenë qasje të plotë në letërsinë klasike dhe bashkëkohore.
View this post on Instagram
Top Channel