Edhe gjykata e apelit vendosi lënien në fuqi të arrestit në burg të ish-presidentit Ilir meta nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjyqtarja e apelit te posaçëm Igerta Hysi i tha jo avokatëve të Metës që nuk ishte i pranishëm në seancë. Ndërsa SPAK insistoi se Meta duhet të vijojë të mbahet në burg. Një qëndrim që u kundërshtua nga mbrojtja e Metës e cila konsideron se ish-presidenti po pengohet të bëjë politikë për sa kohë drejton Partinë e Lirisë.

“Keni parë ndonjë ish-president, ish-kryetar Kuvendi të mbahet në burg për vepra të tilla”, u shpreh Kujtim Cakrani, avokati i Metës.

Ilir meta ka afat 45 ditë ti drejtohet me rekurs gjykatës së lartë

“Nesër pasnesër në vijim nuk heqim dorë nga kërkesa për tu liruar”, tha Cakrani.

Gjyqtarja paraprake Irena Gjoka nuk e ka caktuar ende seancën e parë paraprake me pesë të akuzuar midis tyre Meta dhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Të pestë ata sidoqoftë do kenë parashtrimet e tyre në seancat me dyer të mbyllura që nga pushimi çështjes dhe pavlefshmëria e hetimeve

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta