Forcat e Armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale

07/09/2025 19:58

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë stërvitjes në Letoni, në mbështetje të NATO-s.

Ai shkruan se angazhimi rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona.

“Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave

Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Top Channel