
Xhandarmëria dhe njësitë operative të policisë në Serbi i shpërndanë me dhunë demonstruesit nga territori i Universitetit të Novi Sadit, sikurse njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA duke iu referuar televizionit të pavarur në Serbi N1.
Sipas këtyre njoftimeve forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe granata me tym. Sipas njoftimeve të mediave ndërhyrja e policisë filloi, pasi persona të panjohur të mbledhur përpara godinës së fakultetit të filozofisë hodhën sende drejt policisë. Prej më shumë se një jave ky fakultet është kthyer në epiqendrën e demonstratave, pasi dekani i afërt me qeverinë nën mbrojtjen e policisë i detyroi studentët të largoheshin nga godina, që e mbanin të bllokuar prej nëntë muajsh.
Protestat studentore vazhdojnë prej një viti
Shkas për protestat u bë shembja e çatisë së sapo restauruaur në sheshin para stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor 2024.Si pasojë humbën jetën 16 vetë. Ekspertë të pavarur dhe opozitarë bën përgjegjëse për këtë fatkeqësi qeverinë për neglizhime dhe korrupsion.
Qysh atëherë në Serbi po vazhdojnë protestat në forma nga më të ndryshme të iniciaura kryesisht nga studentët.
Top Channel