
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e shoqëruar nga Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Burgjeve, Irma Bime sot në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës zgjodhi të vizitojë Institutin e të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë.
Instituti akomodon 21 të mitur dhe të rinj në konflikt me ligjin, të moshave 14-18 vjeç.
Kujdesi e vëmendja për shëndetin, sigurinë, rehabilitimin dhe edukimin e fëmijëve në konflikt me ligjin u shpreh kryetarja e kuvendit, duhet të jetë e vazhdueshme dhe nga të gjithë.
“Mesazhi i Nënë Terezës shkon përtej të gjitha dallimeve sociale, ekonomike, të prejardhjes dhe është një mesazh që udhëton deri tek të vetmuarit, udhëton deri tek të sëmurët, të izoluarit, tek njerëzit që vuajnë dënimin dhe të gjithë ata që kanë humbur shpresë dhe unë besoj se është detyrë e institucioneve që në këtë ditë më së shumti të reflektojnë, ti vizitojnë jo vetëm në spitale, në burgje apo në qendra të tilla të riedukimit, por edhe të bëjnë politikë më të mira për ta dhe konkretisht për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin”, tha Spiropali.
Kuvendi i Shqipërisë tha kryetarja Spiropali do të bëjë gjithçka është e mundur, në bashkëpunim me institucionet e tjera që Kodi i ri Penal të reflektojë këtë qasje edhe në përputhje me standardet më të mira të BE.
Top Channel