Zjarr në një apartament në Durrës, flakët shkaktuan dëme materiale në banesë
04/09/2025 21:09
Një zjarr përfshiu katin e 3 të një pallati në lagjen nr1 të Durrësit buzë detit.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk pati njeri. Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta shuajnë atë.
Fatmirësisht zjarri u izolua brenda banesës dhe nuk u përhap në katet e tjera, por gjithçka brenda në apartament është shkrumbuar.
Është ngritur grupi hetimor i cili do të hetojë për shkaqet e zjarrit.
Top Channel