
Të enjten është hedhur shorti për numrin që do të kenë partitë politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 12 tetorit.
Nga numrat 100 deri në 199, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 105, Partia Demokratike e Kosovës 191, Lidhja Demokratike e Kosovës 113, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 174.
Lista Serbe do të garojë në zgjedhjet lokale me numrin 170, NISMA 186, Lista Guxo me numrin 118, Alternativa 103 e Partia Socialdemokrate 149.
Në garë për zgjedhjet lokale janë 93 subjekte politike prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Krashnik Radoniçi i ka ftuar të gjitha subjektet të zhvillojnë një garë demokratike.
KQZ i ftoi të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të angazhohen për një process zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi.
Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një proces i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Andaj, vlerësoj se secili prej nesh ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Komisioni Qendror i Kosovës akoma nuk ka nxjerrë listën e votuesve me të drejtë vote në zgjedhjet e 12 tetorit. Megjithatë, numri i votuesve nga diaspora, të regjistruar online është 46,015.
Top Channel