U përplas nga adoleshenti në Fier/ Ndërron jetë pas 10 ditësh tek Trauma 35-vjeçari, lë pas tre fëmijë

04/09/2025 09:49

35-vjeçari i cili u përplas 10 ditë më parë me makinë nga një 17-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai u përplas më 24 gusht pranë Shkollës së Muzikës në Fier.

Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e rënda që ai kishte marrë gjatë përplasjes me një mjetin ‘Land Rover’ rezultuan fatale për të.

Aksidenti ndodhi ndërsa Kreshnik Barjami po kalonte rrugën në lagjen “Liri Gero” në Fier, ku u përplas nga makina, e drejtuar nga adoleshenti që nuk kishte patentë dhe po e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit pa patentë”.

Kreshnik Barjami la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Top Channel