Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon me denoncimet për skemat piramidale online.
Sipas tij, Xuex po bën mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë publike në vendin tonë.
Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, socialisti lexoi një nga mesazhet që kompania i ka dërguar anëtarëve.
“Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group Xuex mund të jetë aktualisht duke mbajtue peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, është mesazhi që lexoi Braçe.
Erion Braçe: DITA E GJASHTE SOT, BLLOKIM TOTAL, ZERO TERHEQJE PARASH NGA PIRAMIDA XUEX!
LEO SMITH JU KISH PREMTUAR “TERHEQJE QE MBARON SHPEJT” DHE 5 DITE KOHE; DITA E 6te SOT!
KY NE VIDEO ESHTE MESAZHI I FUNDIT I TIJ, KERCENUES PER RENDIN E SIGURINE PUBLIKE NE KETE VEND, DUKE JU PERDORUR JU! Degjojeni, per kujtese me shume;
Por edhe per te KUPTUAR, nga goja e LEO AMITH;
1. PARATE TUAJA I KA EG INVESTIMENT GROUP DHE XUEX;
2. Parate tuaja i ka marre XUEX;
3. Parate tuaja i disponon XUEX;
4. Parate tuaja i ka bllokuar XUEX;
5. Parate tuaja i grabit XUEX.
Askush tjeter nuk ka akses mbi parate tuaja dhe kuptoni;
EG INVESTIMENT GROUP DHE XUEX NUK JANE NE SHQIPERI, NUK JANE TE RREGJISTRUARA NE SHQIPERI, NUK JANE TE LICENSUARA, AUTORIZUARA NE SHQIPERI;
Eshte ndertuar e tille pikerisht qe akses ne parate tuaja te kene vec ata; UNE JO E JO, NDONJE ANETAR TJETER I QEVERISE APO KUVENDIT FARE FARE!
Ne ane tjeter, per te gjithe ata qe me shkruajne “jane merzitur njerezit me ty ne DIVJAKE e LUSHNJE se po te mos flisje ti do vijonin te merrnin parate”, kam kete per tju thene:
Po te mos flisja une, perseri ju NUK DO MERRNI PARATE; sic ju qe kishit hyre ne TXEX NUK I MORET PARATE EDHE PSE NJK KISHA FOLUR UNE ENDE-piramida ra pa folur une, une fola diten e trete te bllokimit te parave tuaja; nderkohe, po mos kisha folur une TE TJERE NJEREZ DO KISHIN HYRE NE PIRAMIDE se keshtu funksionon-HYJNE TE RINJ QE TE PAGUAJNE PER JU QE HYTE ME HERET; keshtu jo i moret ca para, por keta qe hyne ne korrik e gusht nuk do merrnin asgje-keshtu bien poramidat!
Tani keni vec nje gje ne dore;
DENONCONI AGJENTET DHE DY PIRAMIDAT QE PO JU GRABISIN PARATE!
Top Channel