
Teksa bëri një bilanc për sezonin veror turistik, kryeministri Edi Rama, komentoi edhe ndotjen akustike.
Ai tha se s’do të ketë më muzike në ‘beach bar’ jashtë orarit të lejuar, ndërsa shtoi se volumi nuk duhet të jetë i lartë, në mënyrë që të mos dëgjohet jashtë ‘beach bar-it’..
“Një tjetër element që duhet parë është zhurma: muzika, tallavaja e beach bar-eve, jo për të qetësuar, por për të stresuar dynjanë. 99.99% duhet të vuajnë muzikën. S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër.
Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama.
Top Channel