
Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm, sidomos në orët e para të mëngjesit kur vranësirat do të jenë të shumta dhe dominante në shumicën e qarqeve.
Sipas parashikimeve, do të ketë rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër, duke krijuar mundësi për reshje shiu të herëpashershme, kryesisht në zonat jugore të vendit dhe pjesërisht në qendër.
Në vijim të ditës, konkretisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen ndjeshëm në të gjithë territorin, duke sjellë kthjellime më të shumta dhe një qetësim gradual të motit.
Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, me minimumin që zbret deri në 9°C, ndërsa në mesditë pritet një rritje e lehtë, me maksimumin që arrin deri në 33°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Era do të jetë mesatare deri e fortë në zonat detare, me shpejtësi që shkon mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke shkaktuar dallgëzim në det deri në 3 ballë.
Top Channel