“O sa e mirë je ti Shqipëria ime”/ Mbetjet, Rama: Ndotësit më të mëdhenj janë shqipet!

04/09/2025 13:04

Kryeministri Edi Rama foli për sezonin veror turistik, ku nuk kurseu as kritikat.

Ai u ndal tek mbetjet, duke thënë se ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit.

Ndërsa shtoi se “shqipot janë ndotësit më të mëdhenj, pasi ndalojnë në pikat turistike dhe bëjnë selfie ‘O sa e mirë je ti Shqipëria ime’”.

Ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit, falë udhëheqjes sonë nga terreni i ministres, kryepastrueses së Shqipërisë, si dhe gjithë ushtrisë popullore që po pastron plazhin. Paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra.

Shqiptarët që mblidhen për të shijuar bukuritë, ushqimet, që ndalojnë në pikat turistike, bëjnë dhe selfie: “o sa e mirë je ti Shqipëria ime”, shkarkojnë plehra nga vetura e tyre. Po të shohësh, këto pika ndalimi kanë më shumë mbeturina; jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit e stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karrige dhe synojnë t’i kthejnë në luftëtarë ndeshjet kur që janë me Serbinë, që këta janë gati ta luftojnë në stadium, ndërkohë që janë ndotës të Shqipërisë në plazh.

Trajtimi i mbetjeve është problem i madh. Shqipëria s’mund të pastrojë Vlorën, duhet ta bëjë bashkia. Ashtu sikundër kemi folur për furnizimin me ujë. Një tjetër element që duhet parë është zhurma: muzika, tallavaja e beach bar-eve, jo për të qetësuar, por për të stresuar dynjanë. 99.99% duhet të vuajnë muzikën.“, tha Rama.

 

Top Channel