
Kreu i qeverisë në fjalën e tij në eventin “Shqipëria 2030” tha se nuk është më prioritet rritja e numrit të turistëve, por rritja e cilësisë dhe numrit të vizitorëve që konsumojnë në vendin tonë.
Ai mori si shembull Francën, ku u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza, ndërsa tashmë është e kundërta.
“Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin e bërë nga KE për të parë pëlqyeshmërinë e vendeve kandidate ka një perceptim pozitiv populli francez që as mund të imagjinohej kur Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza”, tha Rama.
Top Channel