Aksident në Bypass-in e Vlorës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, asnjë i plagosur, dyshimet e para
04/09/2025 13:49
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse.
Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, çka solli përplasjen mes tyre.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel