“Sistemi i shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, Rama: Paaftësia në menaxhim solli situata të pajustifikueshme

03/09/2025 11:11

Kryeministri Edi Rama kritikoi mënyrën e funksionimit të mëparshëm të rrjetit të shpërndarjes së ujit.

Ai theksoi se sistemi i shpërndarjes së ujit e ndarë në 58 ndërmarrje ishte katastrofë, ku paaftësia në menaxhim shkaktoi situata të pajustifikueshme.

“S’kemi më asnjë arsye të besojmë zgjidhje tjetër veç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe shumë vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi realizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit të sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë, borxhet e larta, paaftësia në menaxhim lidhur me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore në këto ndërmarrje dhe mungesa e ekspertizës e shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje sollën situata shumë të pajustifikueshme”, tha Rama.

Top Channel