Sherr pas përplasjes së makinave në Shijak, procedohen penalisht pesë persona

03/09/2025 10:44

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për pesë persona të përfshirë në një konflikt fizik.

Shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, janë përfshirë në sherr pas një përplasjeje me automjetet që ata drejtonin.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes automjeteve të tyre, ku situata degjeneroi në konflikt fizik mes tyre.

Aktualisht hetimet janë në vijim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar përgjegjësit.”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, sepse janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së automjeteve me të cilat ata qarkullonin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel