“Neglizhoi trajtimin mjekësor”/ Mbesa denoncon mjekun pasi i vdiq daja, procedohet 69-vjeçari

03/09/2025 12:03
Foto Ilustruese

Një incident është shënuar në Librazhd.

Mbesa ka denoncuar mjekun, shtetasin me iniciale A.I., 69 vjeç, pasi pretendon se ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, i cili humbi jetën në spital më datë 31 gusht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel