Dalin pamjet nga sherri masiv me thika në Korçë/ Momente tmerri për klientët, përplasja solli plagosjen e tre personave

03/09/2025 15:33

Top Channel ka siguruar pamjet e sherrit masiv në një lokal në Korçë, që la pas tre të plagosur mbrëmjen e 31 gushtit.

Video e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës .

Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë tre persona.

Në pak minuta, sherri verbal u kthye në një konfrontim fizik që degradoi deri në përdorimin e thikës si dhe në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.

Deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Top Channel