Bashkëpunëtor në kultivimin e mijëra bimëve narkotike, pranga 38-vjeçarit në Malësinë e Madhe

03/09/2025 10:41

Është arrestuar një 38-vjeçar në Malësinë e Madhe.

Në pranga ra shtetasi me iniciale V.M., i dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

V. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi V. M. dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel