Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal anës autostradës Lushnjë–Fier

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.

Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Top Channel