
Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga varri i parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, teksa shkruan se ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.
Monumenti është (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter.
“Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.
Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, shprehet Rama.
Top Channel