Sulm me thikë në Francë. Pesë të plagosur, policia vret agresorin pas përpjekjeve për ta arrestuar

02/09/2025 21:45

Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në Marsejë të Francës, ku një burrë goditi me thikë disa qytetarë, duke lënë të plagosur të paktën pesë prej tyre.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndërhyri me urgjencë, duke qëlluar për vdekje agresorin.

Sulmuesi ishte një shtetas tunizian me leje qëndrimi në Francë, i cili fillimisht goditi me thikë menaxherin e një hoteli, që sapo e kishte dëbuar për mospagesë, njoftoi prokurori francez, që po heton ngjarjen. “I dyshuari sulmoi gjithashtu djalin e menaxherit, një tjetër klient të hotelit – i cili pësoi lëndimet më të rënda – dhe dy kalimtarë në rrugë gjatë sulmit të tij kriminal”, tha prokurori. Oficerët ndërhynë dhe vranë burrin, tha një burim policor, duke parandaluar që ngjarja të merrte përmasa më të mëdha.

Ministri i Brendshëm i Francës do të udhëtojë për në Marsejë të martën në mbrëmje, me një vizitë të planifikuar në selinë e policisë së qytetit, tha zyra e tij. Një banor që pa tha se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë oficerët, ndërsa ata përpiqeshin ta arrestonin. Një tjetër dëshmitar okular u shpreh se burri mbante “dy thika të mëdha”.

Top Channel