
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë thirrje kryeministrit sllovak, Robert Fico që të pezullojë furnizimet me energji të Sllovakisë për Ukrainën.
Në një takim në Pekin, Putin vlerësoi qëndrimin pro-rus të kryeministrit sllovak dhe qëndrimin “e pavarur” të vendit të tij ndaj politikës së Ukrainës.
“Ne e vlerësojmë shumë politikën e jashtme të pavarur të ndjekur nga ju, ekipi juaj dhe qeveria juaj”, tha Putin në takimin me Ficon.
Fico ka devijuar vazhdimisht nga vendimet e BE-së mbi politikën e Ukrainës. Ai është një nga të paktët krerë të qeverive të BE-së që mban marrëdhënie të mira me Kremlinin pavarësisht pushtimit 3-vjeçar rus të Ukrainës.
Ai është i vetmi kryetar qeverie i BE-së që merr pjesë në festimet aktuale në Kinë për 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Top Channel