
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në unazën e qytetit të Korçës.
Një mjet ka përplasur një grua e cila ka qenë me biçikletë.
Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.
Drejtuesja e mjetit që ka goditur biçikletën, po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”.
Top Channel