Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

02/09/2025 12:28

Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati shprehet se ky angazhim i jep mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës. Në zgjedhjet e 11 majit, ai ishte pjesë e listave të hapura, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit.

Sakaq ai shpreh mirënjohje për besimin dhe vlerësimin e dhënë nga presidentja Osmani.

Të dashur miq,

Me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.

Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me këtë angazhim merr një dimension dhe mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës dhe falënderues Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.

Ky angazhim më jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar në avancimin, në mënyrë të integruar, të interesave tona kombëtare e shtetërore”, shprehet Çollaku.

Top Channel