Korçë/ Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë, gjendet pa shenje jete në shtëpi i moshuari
02/09/2025 19:14
Një i moshuar u gjet pa shenja jete në banesën e tij këtë të martë.
Shtetasi me iniciale N. K., rreth 70 vjeç, u gjet nga rreth orës 18:50 në shtëpi.
Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel