
Goditen dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë.
Uniformat blu bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.
Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi me iniciale Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.
Njoftimi:
Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;
-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel