Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve 04/03 11:49
Një gjykatës federal në Kaliforni ka ndaluar vendimin e Presidentit Donald Trump për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Anxhelos.
Trump kishte vendosur të dërgonte trupat këtë verë, pavarësisht kundërshtimeve nga guvernatori i Kalifornisë, si përgjigje ndaj protestave që shpërthyen pas bastisjeve të autoriteteve për emigracionin.
Gjykatësi i Distriktit të SHBA, Charles Breyer, vendosi të martën se qeveria kishte shkelur Aktin Posse Comitatus, i cili kufizon fuqinë e qeverisë federale për të përdorur forcat ushtarake në çështje të brendshme.
Gjykatësi Breyer e ka pezulluar përkohësisht këtë vendim deri më 12 shtator, ndërsa pritet që Trump të apelojë vendimin.
Top Channel