
Jetë të humbura në lule të rinisë, makina të shformuara dhe plagë sociale që ndoshta nuk shërohen kurrë.
Kjo është panorama e shumë aksidenteve tragjike të ndodhura javët e fundit në vendin tonë. Një shëtitje mbrëmjeve, një nxitim për në punë apo një vizitë tek të afërmit u ndërpre nga një aksident fatal.
Referuar statistikave të policisë së shtetit 138 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore deri këtë fund gushti. Krahasuar me një vit më parë megjithëse kemi rreth 120 aksidente më pak, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur duke e bërë edhe më të rëndë panoramën e aksidenteve rrugore në vendin tonë. Nga janari deri në Gusht një vit më parë janë shënuar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të plagosur rëndë. Ndërsa këtë vit numri i aksidenteve është 961 si pasojë e të cilëve janë shënuar 138 viktima dhe 149 të plagosur rënde.
Ndër arsyet kryesore për aksidentet e rënda janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit apo alkoolit në drejtimin e mjetit.
Bilanci me 138 viktima nga aksidentet rrugore duhet të shërbejë si një alarm për autoritetet por edhe për ccdo drejtues mjeti që ta shohin rrugët jo thjesht asfalt dhe semaforë, por terren ku duhet të lëvizësh duke zbatuar rregullat që më shumë se sa ndëshkuese mbrojnë jetën tonë.
Top Channel