Turisti denoncoi në TCH sulmin dhe grabitjen nga pesë persona! Reagon Policia e Durrësit: Për rastin janë ndaluar dy minorenë

01/09/2025 20:46

Policia e Durrës ka reaguar pas lajmit të Top Channel, që përcolli këtë të hënë denoncimin e një turisti që është sulmuar nga pesë persona në qytetin bregdetar.

Alexandru Cristian Dirnstorfer kërkoi ndihmë nga TCH pasi theksoi se “kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar”, tha ai.

Ndërkohë, në një reagim këtë mbrëmje, policia thotë se rreth orës 22:00 të datës 14 gusht shtetasi austriak, me kombësi rumune, i cili ka kallëzuar se ishte dhunuar për motive të dobëta nga 5 shtetas në lagjen nr. 13.

Sipas policisë, janë ndaluar dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Top Channel