Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet, kryebashkiaku të vijojë gjyqin në gjendje të lirë						
								
			Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.
Ai thekson se Anagnosti la pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!
Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi.
Lamtumirë Mjeshtër! “, shkruan Gonxhe.
Top Channel