Plani për qeverinë e re, kryetari i kuvendit Dimal Basha: Parlamenti i Kosovës s’mund të jetë peng i nënkryetarit serb

01/09/2025 20:06

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, për mungesë kuorumi, të hënën ka dhënë arsyetimin mbi konstituimin e kuvendit pa nënkryetarin e komunitetit serbë.

Ai tha se është bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës kur e konstituoi parlamentin.

Në atë moment kam vlerësuar se Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari“-u shpreh Basha.

Për ta njoftuar për situatën, Basha është takuar mesditën e së hënës edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Megjithatë, tha së nuk kanë diskutuar mbi mandatarin për formimin e qeverisë, proces i cili e pason konstituimin e Kuvendit.

“Unë vetëm e kam njoftu për seancën konstituive dhe arsyetimin prapa sic edhe ju njoftova edhe juve. Por nuk e kemi biseduar atë pjesë sepse nuk më takon mua”.

E nga Lëvizja Vetëvendosje, që si fitues i zgjedhjeve e ka këtë të drejtë pa dhënë afat thonë se do e kërkojnë nga presidentja të ia japë të drejtën për të propozuar kabinetin qeveritar para kuvendit .

“Na duhet paraprakisht që të kemi një mbledhje të këshillit të përgjithshëm ku e votojmë mandatarin e pastaj zonja Arbërie Nagavci që është njëherit edhe kryesuesi e këshillit të përgjithshëm të LVV-së ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te Presidentja Osmani dhe pastaj presim që presidentja të veprojë në këtë drejtim”-shprehet Albulena Haxhiu.

Pas konstituimit, Presidentja e Kosovës duhet të pres në takim përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë. Nga ajo dite, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit ka afat 15 ditë për të siguruar shumicën prej 61 votash.

Top Channel