Kryeparlamentarja Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti: U prehsh në paqe Mjeshtër!

01/09/2025 11:28

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

Kryeparlajmentarja e quan Anagnostin një artist, kineast, skenarist dhe regjisor të klasit të parë.

“Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. Me personazhet emblematikë që krijoi, Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar dhe do të jetojë në kujtesën tonë si një ndër më të mëdhenjtë e kinemasë shqiptare.

Kuvendi i Shqipërisë nderon sot me respekt të thellë deputetin që shërbeu me përkushtim gjatë dy legjislaturave,1991–1992 dhe 1992–1996, si dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1992–1994.

U prehsh në paqe Mjeshtër!”

Top Channel