Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha takohet me presidenten Vjosa Osmani
01/09/2025 13:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është takuar këtë të hënë me presidenten Vjosa Osmani, në një takim të cilësuar si konsultativ dhe njoftues.
Takimi, sipas njoftimit të Kuvendit, u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të dy krerëve të shtetit për proceset politike dhe parlamentare që e presin vendin në vijim.
Detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve nuk janë bërë të ditura, por takimi shihet si pjesë e përgatitjeve për hapat e ardhshëm në Kuvend dhe në jetën politike të Kosovës.
Nga ana tjetër, Basha ka thirrur një mbledhje të kryesisë së re të legjislativit, e cila ende nuk është konstituuar plotësisht për shkak se mungon një përfaqësues nga komuniteti serb.
Top Channel