Fatura e Chris LaCivita ende e padeklaruar, Berisha: Shpenzimet e mia në fushatë i mbuloi partia, PD do t’i publikojë kur…

01/09/2025 11:40

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë komunikimit me mediat këtë të hënë pasi doli nga ambientet e SPAK foli edhe për deklarimet e shpenzimeve gjatë fushatës elektorale.

Ai u shpreh se fushata elektorale është mbuluar nga PD, duke theksuar se “ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë”.

Berisha: Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime.

Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD.

Ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë.

Cila është koha që përcakton ligji këtë nuk të them. KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë kanë një afat ligjor…

… Kandidatët e tjerë kanë deklaruar shpenzime të sponsorizuar nga xhepi i tyre. Kjo është.

Top Channel