Certifikimi i zgjedhjeve të 11 majit nga Komisioni Rregullator, PD kërkon në Kolegj anulimin e vendimit

01/09/2025 15:09

Partia Demokratike ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor padinë për të kundërshtuar vendimin që vulosi 83 mandatet e shumicës qeverisëse të Edi Ramës.

Partia Demokratike kndërshton vendimin e Komisionit Rregullator, i cili shpalli rezultatin final të 11 majit.

Me tre votat e anëtarëve te përzgjedhur nga mazhoranca, Komisioni Rregullator me 28 gusht shpalli rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 11 majit, pa dy votat e anëtareve te opozitës Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj të cilët kundërshtuan procesin zgjedhor duke e cilësuar të njëjtë si Partia Demokratike farse dhe denoncuan dy standardet e mbajtura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për dorëheqjet e kandidatëve të mazhorancës dhe atyre të partive të reja.

Top Channel