
Qindra qytetarë indonezianë kanë dalë në rrugët e Xhakartës për të protestuar pas vdekjes tragjike të një shoferi motoçiklete, i cili u përplas për vdekje nga një automjet i policisë gjatë trazirave pranë parlamentit.
Sipas “The Guardian”, viktima është Afan Kurniawan, një shofer, i cili nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej në zonën e përleshjeve të dhunshme që shpërthyen të enjten, ku qytetarët protestonin kundër pagave të larta të deputetëve dhe financimit të pamjaftueshëm për arsimin.
Një shoqatë konfirmoi se Kurniawan po punonte në momentin e incidentit dhe nuk kishte lidhje me protestuesit.
?? #Indonesia: Major anti-government protests have erupted this week in Indonesia, with hundreds of students and workers marching through Jakarta demanding higher wages, lower taxes, and fairer economic conditions.
What began as a largely organised labour and student-led… pic.twitter.com/glh2VM3Yxg
— POPULAR FRONT (@PopularFront_) August 28, 2025
Pas lajmit për vdekjen e tij, valë protestash përfshiu sërish kryeqytetin të premten pasdite. Shumë shkolla dhe biznese u mbyllën, ndërsa sipas mediave lokale, ushtria u vendos në disa zona për të ruajtur rendin.
Pamjet nga vendngjarja treguan qindra qytetarë, përfshirë studentë, punëtorë, shoferë dhe aktivistë, që u mblodhën para parlamentit dhe selisë së policisë, duke hedhur gurë dhe duke brohoritur: “Vrasës! Vrasës!”
Indonesia’s President Prabowo Subianto has called for calm after police ran over and killed a man during anti-gov't protests.
Demonstrators took to the streets of Jakarta after finding out lawmakers receive benefits totalling almost 20 times the average monthly salary. pic.twitter.com/Rn9QmgKAgQ
— Al Jazeera English (@AJEnglish) August 29, 2025
Kryeministri i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka reaguar publikisht për ngjarjen, duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe duke urdhëruar një hetim të plotë për vdekjen e shoferit.
Protestat në Indonezi vazhdojnë prej disa ditësh, të nxitura nga pakënaqësia publike për mënyrën si qeveria po menaxhon fondet publike, veçanërisht në sektorët e ndjeshëm si arsimi dhe mirëqenia sociale.
Top Channel