Tragjike në Greqi, humbin jetën në aksident dy 16-vjeçarë

28/08/2025 07:19

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, në Kastoria, ku dy 16-vjeçarë humbën jetën.

Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Korisos të Kastorias, ka ndodhur një aksident trafiku dhe përmbysje e një automjeti pasagjerësh.

Gjithçka ndodhi afërsisht në orën 05:50 të mëngjesit të së enjtes në rrugën kombëtare Kastoria-Amyndion. Shkaqet e aksidentit rrugor që mori jetën e dy fëmijëve, nuk janë sqaruar ende.

Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, duket se përplasja ka qenë aq e fortë saqë automjeti është shkatërruar plotësisht, duke e bërë operacionin e nxjerrjes veçanërisht të vështirë.

Prindërit e tyre i kishin kërkuar që nga nata e kaluar, sipas informacioneve, ndërsa ende nuk është sqaruar se si përfunduan në timon dhe si i kishin marrë çelësat e makinës.

 

Top Channel