
Pasojat e tarifave të Donald Trumpit, për Gjermaninë tashmë, nuk janë vetëm në letër.
Sektori gjerman i automobilave është detyruar të shkurtojë mbi 51.000 vende pune e në këtë situatë ka kontribuar rënia e eksporteve drejt Kinës e SHBA-së, me tarifat e reja që kanë rritur barrierat e hyrjes në këto tregje kyçe për ekonominë më të fuqishme të Europës.
Sipas një studimi të ri të gjigantit të kontabilitetit EY (të njohur më parë si Ernst & Young), fenomeni gjithashtu duket se po përshpejtohet: që nga viti 2019, para pandemisë COVID-19, afërsisht 112.000 vende pune janë eliminuar në industrinë e automobilave në Gjermani, pothuajse gjysma e tyre në 12 muajt e fundit. Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë po bien me shpejtësi, dhe mosmarrëveshjet e ripërtërira tarifore me të dy vendet nuk ka gjasa të ndihmojnë.
Shitjet e kompanive industriale gjermane ranë me 2.1 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2025, shumë mbi rritjen negative të përgjithshme prej 0.3 përqind. Vetëm industria e elektronikës përmirësoi shitjet e saj gjatë tremujorit. Gati 10% është vetëm rënia e eksporteve në SHBA, tregu më i madh i vetëm i Gjermanisë, ranë me rreth 10%. Jan Brohriker i, gjiganti i kontabilitetit, EY parashikon se “nuk ka përmirësim në horizont”, duke pasur parasysh futjen nga Presidenti Donald Trump të tarifave doganore të reja, pak më të larta prej 15% për automjetet. Një goditje e fortë ka ardhur ndërkohë edhe rënia e ndjeshme e eksporteve në Kinë, tregu i dytë më fitimprurës i eksportit të Gjermanisë.
Ekspertët vërejnë me shqetësim se në tregun kinez, i cili ka qenë prej kohësh veçanërisht tërheqës për industrinë e automobilave, me marzhe shumë të larta fitimi, situata ka ndryshuar, me kërkesën që po bie në mënyrë drastike dhe shitjet që po pakësohen.
Top Channel