Situata politike në Kosovë, kryeparlamentari i sapozgjedhur mban konferencë për mediat
28/08/2025 10:07
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha mban sot një konferencë për media.
Konferenca pritet të nisë në orën 10:00, raportojnë mediat e Kosovës.
“Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mban konferencë për media. Koha: 10:00. Vendi: Para sallës së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga ora 11:00 do të nisë vazhdimi i 59’të i seancës për konstituimin e kuvendit. Ky proces tash ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit serb.
Top Channel