
Administrata Trump po shqyrton planet për të krijuar një “Forcë të Reagimit të Shpejtë për Trazirat Vendase”, e përbërë nga qindra ushtarë të Gardës Kombëtare dhe e ngarkuar me vendosjen e shpejtë në qytetet amerikane që përballen me protesta ose trazira, sipas një raporti në Washington Post sot, duke cituar dokumente të brendshme të Pentagonit.
Dje, Trump njoftoi se kishte urdhëruar marrjen federale të kontrollit të forcës policore të Uashingtonit dhe vendosjen e 800 anëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare me fuqi arrestimi, nëse është e nevojshme, me qëllim që të adresojë shkallën e lartë të krimit në kryeqytetin e SHBA-së.
Gjatë fundjavës, ai kishte dërguar përforcime federale në rrugë dhe kishte bërë thirrje që adoleshentët nga mosha 14 vjeç të gjykoheshin si të rritur, duke e paraqitur kryeqytetin amerikan si një qytet të rrënuar nga bandat e dhunshme të të rinjve.
Top Channel