Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Sulmet e ashpra ruse vetëm e forcojnë mbështetjen për Ukrainën

28/08/2025 17:25

Ministria e Jashtme Britanike ka lëshuar një deklaratë të re pas thirrjes së ambasadorit rus Andrey Kelin më herët këtë pasdite.

Një zëdhënës i përshkruan sulmet ajrore ruse gjatë natës në Kiev si “sulme të shëmtuara”, ndërsa dënojnë dëmin e shkaktuar ndaj ndërtesave të Këshillit Britanik dhe misionit të BE-së në kryeqytetin ukrainas.

Ata shtojnë se ia kanë “bërë të qartë” ambasadorit rus se një veprim i tillë “vetëm do ta ngurtësojë vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Perëndimit për të mbështetur Ukrainën”.

Rusia duhet ta ndalojë menjëherë këtë vrasje dhe shkatërrim të pakuptimtë“, thotë Ministria e Jashtme.

Top Channel