Foto Ilustruese

Një 61-vjeçar, i identifikuar si Piro Prroni ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje me armë zjarri në Shkodër.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Abat, Shalë në rrethana ende të paqarta.

Policia është në kërkim të autorit, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave.

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.“-njofton policia.

Top Channel