“Nuk besojnë në paqe”/ Giorgia Meloni akuzon Rusinë pas sulmeve brutale në Ukrainë: Kremlini po tregon fytyrën e vërtetë

28/08/2025 19:22

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se sulmet tregojnë se Kremlini ‘nuk ka ndërmend’ të negociojë paqen.

Kryeministrja italiane po i bashkohet korit të udhëheqësve evropianë që dënojnë sulmet e Rusisë gjatë natës në Ukrainë.

Giorgia Meloni shkruan në X se sulmet e fundit tregojnë “kush qëndron në anën e paqes dhe kush nuk ka ndërmend të besojë” në negociata.

“Mendimet tona shkojnë për popullin ukrainas, për civilët, për familjet e viktimave të pambrojtura, përfshirë fëmijët, të sulmeve të pakuptimta ruse”, shkruan ajo.

Top Channel