Apple zbuloi eventin e saj të vjeshtës të titulluar Awe Dropping dhe njoftoi datën që të gjithë dashamirësit e pajisjeve iOS mezi e kanë pritur.

Pritshmëritë janë të larta, pasi seria iPhone 17 pritet të zërë vendin qendror në këtë event, me iPhone 17 Air mbresëlënës – versionin më të hollë deri më sot – që tërheq vëmendjen së bashku me iPhone 17, 17 Pro dhe 17 Pro Max.

Prezantimi është planifikuar të zhvillohet të martën, më 9 shtator, në orën 10:00 sipas orës lokale (19:00 sipas orës tonë), në Teatrin Steve Jobs, në Apple Park.

Në të njëjtën kohë, do të shohim Apple Watch Series 11 të përditësuar, Apple Watch Ultra 3 dhe ndoshta AirPods Pro 3.

Top Channel