
Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai thotë se ky vendim ka ardhur si pasojë e zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha.
Në postimin e Aliut shkruhej:
“Të dashur qytetarë,
Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.
Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.
Top Channel